75 Mall Live Search
21:12 / E Mërkurë, 13 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi ngushëllon familjarët e viktimave nga aksidenti në Maqedoni, uron shërim të shpejtë për të lënduarit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur ngushëllime në drejtim të familjarëve të viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Shkup-Tetovë.

Tutje Thaçi uroj shërim sa më të shpejtë për të gjithë personat e lënduar si pasojë e këtij aksidenti tragjik të ndodhur në Maqedoni, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë, ndërsa të lënduarve iu uroj shërim sa më të shpejtë dhe të plotë. Iu shpreh ngushëllime edhe udhëheqësve të institucioneve, si dhe tërë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. HTH