75 Mall Live Search
11:37 / E Diele, 27 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi ngushëllon Nexhat Dacin për vdekjen e djalit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe pranë arkivolit të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, që po mbahen në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Me këtë rast ai ka ngushëlluar për së afërmi edhe akademikun, Nexhat Dacin, për humbjen e djalit të vetëm të tij.

Thaçi, përveç homazheve dhe ngushëllimeve ka shkruar edhe në “Librin e Zisë” për Arian Dacin.

Duhet cekur se numër i madh i qytetarëve po bëjnë homazhe pranë arkivolit të Arian Dacit, i cili  humbi jetën gjatë ditës së djeshme pasi u godit nga një ortek bore në Brezovicë./Indeksonline/