Thaçi niset për Londër, nesër flet për dialogun dhe situatën politike
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nisur për në Londër, ku do të flas për situatën politike në vend dhe dialogun.
Kështu ka bërë të ditur vet Thaçi në një postim në Facebook, ku ka njoftuar se po shkon me ftesë të Chatham House, transmeton Indeksonline.
“Rrugës për në Londër, si i ftuar nga Chatham House, ku do të flas për situatën politike në Kosovë dhe rajon, për dialogun dhe për perspektiven euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar Thaçi.