Thaçi: Nuk u pyeta lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”

Ka përfunduar intervistimi katër ditor i presidentit Hashim Thaçi në Hagë, nga prokurorët e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Ai tha që ka pasur seanca produktive, dhe nuk është pyetur nga prokurori lidhur me pretendimet e Dick Martit për “Shtëpinë e Verdhë”, shkruan Indeksonline.
“Unë sonte nuk kam të drejtën të flas për asnjë informacion lidhur me dëshminë time tash e katër ditë. Mirëpo lidhur me pyetjen tuaj mund të konfirmoj se nuk jam pyetur për pretendimet e Dick Martit në asnjë rast”, ka thënë Thaçi.