75 Mall Live Search
14:05 / E Premte, 01 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Thaçi- Palmer s’flasin për mediat, pas takimit

Ka përfunduar takimi midis presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Takimi midis Thaçit dhe Palmerit është zhvilluar në Presidencën e Kosovës.

Pas takimit palët nuk janë deklaruar se për çfarë kan diskutuar.

Paraprakisht, Matthew Palmeri, i cili po qëndron për një vizitë disaditore në Kosovë, ka takuar kryeministrin në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, kreun e LDK-së, Isa Mustafa si edhe kreun e PDK-së, Kadri Veseli.