75 Mall Live Search
23:11 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi pas darkës së Samitit: Mos liberalizimi i vizave padrejtësi, s’do ketë dialog të kushtëzuar

Më shumë se sa ishte planifikuar ka zgjatur takimi i liderëve të Ballkanit në darkën që shënoi përfundimin e Samitit të Berlinit.

E nga ky takim nuk ka pasur ndonjë rezultat konkret.

Të paktën kështu ka bërë të ditur, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një adresim para medieve pas darkës mes udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Thaçit, në këtë takim kanë bërë të qartë se mos liberalizmi i vizave për kosovarët është një padrejtësi.

Ai poashtu ka bërë të ditur se nuk do të ketë dialog të kushtëzuar mes Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk mund të themi që ky takim ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dhe sonte kishte një paqartësi sa i përket këtij procesi që është një padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovës ne konfirmuan zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky konflikt i ngrirë duhet të tejkalohet dhe se mundësia e vetme është që të ndodh dialogu. Qëndrimi i Kosovës është i qartë, nuk do të ketë dialog të kushtëzuar, dialogu duhet të ndodh në një proces normal”, ka thënë Thaçi.

Thaçi ka bërë të ditur se me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, takimi i radhës do të mbahet në Paris, më 1 korrik. /Indeksonline/