75 Mall Live Search
15:50 / E Enjte, 23 Prill 2020 / indeksADMonline

Thaçi pas takimit me ambasadorët: Qeveria e re do të bazohet në Kushtetutë dhe ligje

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ambasadorët e huaj në Kosovë pasi LDK konkretizoi të nominuarin për kryeministër të ri të vendit.

Në këtë takim ishin ambasadori i SHBA-së, ai i Britanisë së Madhe, i Gjermanisë, ambasadorja e Francës, ambasadori i Italisë dhe Përfaqësuesja Speciale e BE-së në Kosovë.

Pas këtij takimi, Thaçi ka deklaruar se bashkë me ambasadorët kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovë, takimin e djeshëm me liderët e të gjitha partive parlamentare dhe kërkesën e tij drejtuar kreut të LDK-së për emrin e kandidatit për kryeministër.

Thaçi tha se një Qeveri e re do të bazohet në Kushtetutë dhe ligje, shkruan Indeksonline.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme Thaçi i dërgoi edhe letrën e pestë me radhë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pasi që i njëjti nuk i kishte dërguar presidentit emrin e mundshëm për t’u nominuar si kryeministër, gjë të cilën më pas e bëri LDK./Indeksonline/