75 Mall Live Search
15:20 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi pas takimit me Mogherinin: Presim lajme të mira rreth heqjes së vizave në Samitin e sotëm

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave pas daljes nga takimi që pati me Shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Thaçi tha se ky takim ka qenë mjaft i mirë ku edhe diskutuar për angazhimet e Kosovës përballë Bashkimit Evropian.

“Ritheksova domosdoshmërinë që të ndodhë sa më shpejtë liberalizimi i vizave dhe që Kosova ka implementuar  të gjitha kriteret e nevojshme për liberalizim, pra 95 prej tyre ndërsa vendet e tjera të rajonit nuk kanë të implementuara më shumë se 55.Ka qenë një standard i dyfishtë, liberalizimi nuk është si dhuratë apo shpërblim por është diçka që ne e meritojmë, që e kemi fituar betejën dhe është padrejtësi dhe ndëshkim që i bëhet njerëzve në Kosovë. Shpresoj që sot Merkel dhe Macron do të jenë të qartë sa i përket angazhimit të vizave, nëse kjo nuk ndodhë do të jetë një zhgënjim i thellë për këtë samit.Shpresoj që në këtë samit të dihet edhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, prandaj shoh si mundësi në këtë takim, por jo ndonjë mrekulli apo magji që do ta zgjedhë.Nuk do të ketë dialog apo negociata ashtu si është larg arritja e ndonjë marrëveshje, pasi nuk ka as marrëveshje as asgjë pa ShBA-të.Taksa është e drejtë e ligjshme, legjitime por nëse Serbia vazhdon me veprime agresive vetëm sa do ti shtojmë masat duke shkuar në nivel të reciprocitetit”, ka thënë Thaçi, raporton Indeksonline.

Tutje i njëjti tha se negociata nuk mund të ketë pa ShBA-të, por që Kosova është e gatshme për dialog të pakushtëzuar dhe asnjë mënyrë me kushtëzime.

“Kas pas skeptik sa i përket dialogut dhe mendoj se sot është dita që Merkel të bindë Vuçiq për njohje të Kosovës, gjithashtu edhe pesë vendet e tjera.Ne kishim takim edhe me zonjën Mogherini dhe ishte takim i mirë gjithashtu takimi me ambasadorin e ShBA-së është në vazhdën e konsultimeve të mija si president dhe delegacionit të Kosovës. Roli i ShBA-së ka qenë , është dhe do të mbetet i pazëvendësueshëm.Edhe liria edhe pavarësi ndërlidhen me ShBA-të prandaj një konsultë me ambasadorin amerikan është krejt normal, i pranueshëm dhe i zakonshëm. Do të ishte befasuese të ndodhte e kundërta pasi BE e luan e vetë, por ShBA-të për ne janë të pazëvendësueshme.Ne do të presim nga takimi që të lëvizim përpara, që t’i jepet mbështetje liberalizimit, vazhdimit të dialogut të pakushtëzuar por edhe që të bindet Vuçiq që ta njohë shtetin e Kosovës.Kosova është një vend i lirë, sovran dhe duam shumë që Lugina e Preshevës të jetë pjesë e Kosovës”, përfundoi Thaçi./Indeksonline/