75 Mall Live Search
12:17 / E Hënë, 09 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi pas takimit me Mustafën: Të unifikuar në çështjet kombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.

Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkroi se janë pajtuar me ish-kryeministrin që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.

“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. Mirënjohës z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë kanë qenë konstruktivë në çështjet shtetndërtimit”, shkroi Thaçi./Indeksonline/