Thaçi, pas veprimit të Rakiqit: As 1 minutë s’qëndron në zyrë ai, që s’respekton simbolet e shtetit

Presidenti i shtetit, Hashim Thaçi, është pyetur nga mediat rreth veprimit të zv.kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Goran Rakiq, i cili hoqi nga kabineti i tij flamurin e Kosovës.
Ai theksoi se sa ishte udhëheqës i Ekzekutivit, nuk kishte lejuar një veprim të tillë, transmeton Indeksonline
“Unë ku jam aty, në çdo institucion janë simbolet e shtetit. Në kohën kur kam qenë kryeministër i vendit, përfaqësuesit e gjitha komuniteteve kanë respektuar Kushtetutën dhe simbolet. Ndryshe, nuk ka qëndruar asnjë minutë në zyrën e vet, tashti pyeteni z.Hoti Ai që nuk repsketon simbolet nuk duhet të jetë pjesë e institucioneve”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, mediat serbe kanë shkruar për heqjen e flamurit të Kosovës nga zyra e zëvendëskryeministrit nga Lista Serbe, Goran Rakiq.
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij flamur i Kosovës.
Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruan B92. /Indeksonline/