75 Mall Live Search
14:31 / E Premte, 28 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi pas vizitës në familjen Rugova: Dialogu, bashkëpunimi dhe uniteti, parime bazë të veprimit të spektrit politik

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka vizituar familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën e ka uruar për festat e fundvitit dhe themelimin e Ushtrisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi duke folur për presidentin Rugova ka thënë se mesazhet e përhershme për dialog, bashkëpunim e unitet të brendshëm duhet të jenë parimet bazë të veprimit të gjithë spektrit politik, bashkë me partneritetin dhe besimin tek SHBA-ja dhe partnerët evropianë.

“Sot vizitova familjen e presidentit historik Ibrahim Rugova, të cilën e urova për themelimin e Ushtrisë së Kosovës dhe për festat e fundvitit. Trashëgimia shtetformuese e presidentit Rugova dhe vlerat që ka përfaqësuar ai do të jenë udhërrëfyes edhe në fazën përfundimtare të konsolidimit të shtetit tonë.

Mesazhet e përhershme për dialog, bashkëpunim e unitet të brendshëm duhet të jenë parimet bazë të veprimit të gjithë spektrit politik, bashkë me partneritetin dhe besimin tek SHBA-ja dhe partnerët evropianë.

Besoj që këto vlera e parime do të respektohen nga të gjithë edhe në këtë fazë përfundimtare të dialogut Kosovë – Serbi, që do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, ka thënë Thaçi.