16:30 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

Thaçi pasi e bindi të votonte pro Hotit deputetin Haxhi Shala: Kurdo që më kërkohen këshilla jam i gatshëm

Deputeti Hashi Shala, në seancën e paradites ku edhe u votua  qeveria e re në krye me Avdullah Hoti, tha se  atë e kishin bindur për ta dhënë votën, presidenti i vendit Hashim Thaçi si dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, raporton IndeksOnline.

E pas kësaj deklarate gazetarët kanë pyetur presidentin Thaçi rreth kësaj situate. E Thaçi në përgjigjen e tij ka thënë se si president i vendit ka për obligim të takohet më çdo person që bartë detyrë zyrtare e madje edhe me deputetë. Ndërsa për rastin në fjalë ai ka thënë se kurdo që deputetët i kërkojnë këshilla, ai në bazë të përvojës së tij është i gatshëm t’i jap ato.

“Çdo deputet ka legjitimitetin e vet, dhe unë nuk refuzoj të flas për të gjitha çështjet madhore me të gjithë ata që pajtohen në të njëjtën kohë edhe që nuk pajtohet, por edhe duke u bazuar në eksperiencën time,  jo rrallë unë jap këshilla dhe rekomandime, se çka i bien mirë vendit demokracisë, dhe në kuadër të kësaj jo vetëm deputeti në fjalë unë, por çdo deputetë do ta këshilloja të votonte, për demokracinë, shtetin”, tha Thaçi.