22:00 / E Premte, 10 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi për Mustafën: Do ta tejkalojë këtë sfidë!

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.

Presidenti, Hashim Thaçi i ka uruar shërim të shpejtë, ku thotë se do ta tejkalojë këtë sfidë nën kujdesin personal dhe mjekësor, shkruan Indeksonline.

Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish kryeministrit Isa Mustafa i uroj shërim të shpejtë me rastin e daljes pozitiv me virusin Covid-19. Besoj që nën kujdesin personal dhe mjekësor z. Isa Mustafa do ta tejkalojë me lehtësi këtë sfidë”, u shpreh presidenti.