Thaçi: Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim për gjykatën tonë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka shkruar pas përgjigjes që mori kryeministri në detyrë Albin Kurtim nga Komisioni i Venedikut.
Thaçi ka thënë se për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.
Ky është postimi i plotë:
Komisioni i Venecias kundërshtoi kërkesën e Qeverisë për interpretimin e Kushtetutës, ndërsa e njëjta çështje është në pritje të Gjykatës Kushtetuese. Për ndryshim nga Qeveria e shkarkuar, Komisioni i Venecias shpreh besim dhe mbështetje të plotë për gjykatën tonë.
Në të njëjtën kohë, shpreh disponueshmërinë për të bashkëpunuar me autoritetet e Kosovës për çështje të tjera që janë në kompetencën e tyre. Respektimi i vendimeve dhe autoritetit të Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për sundimin e ligjit në Kosovë!