21:46 / E Mërkurë, 22 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi për takimin me Grenell: Biseduam për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi përmes një statusi të publikuar në faqen zyrtare Facebook është shprehur për darkën që ka zhvilluar me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell.

Thaçi ka falënderuar ambasadorin Grenell për rolin e tij, derisa ka treguar biseduar për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ky është statusi i Thaçit:

Një darkë pune me të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit Trump për dialogun ndërmjet Republikës Kosovës dhe Serbisë, ambasadorin Richard Grenell. Ne biseduam për situatën politike dhe ekonomike në vend e rajon, si dhe për rinisjen e pakushtëzuar të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Roli amerikan është i pazëvendësueshëm në proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe ne do të vazhdojmë të jemi partner besnik i SHBA-së në jetësimin e interesave strategjike në Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu, lidershipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, do të jetë vendimtar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë.

Faleminderit ambasador Grenell për angazhimin e shtuar për forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.