75 Mall Live Search
18:24 / E Martë, 21 Korrik 2020 / indeksADMonline

Thaçi për vdekjen e Kryeziut: Ai kontriboi shumë në ekonominë e vendit

Sot ka vdekur biznesmeni i njohur kosovar, Latif Kryeziu,  i njohur si pronar i SHELL KOSOVA, që ka rreth 60 pika të derivateve në vend.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ngushëlluar familjen Kryeziu për vdekjen e tij.

Thaçi tha se Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontriboi shumë për ekonominë e vendit tonë.

“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontriboi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH”./IndeksOnline/