75 Mall Live Search
11:21 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Përfundimi i dialogut me Serbinë do t’i hapë rrugë diplomacisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën e pestë të ambasadorëve ka thënë se përfundimi me dialogun me Serbinë gjithsesi se do t’i hapë rrugë një faze të re të diplomacisë sonë.

“Ambasadorët e Kosovës e dinë më së miri sa e vështirë është të hapen dyert e bashkësisë ndërkombëtare. Brenda dekadës së parë të shtetit tonë, ne kemi ndërtuar një shërbim diplomatik modern, i cili tashmë mbulon të gjitha kontinentet dhe përfaqëson interesat e Republikës së Kosovës. Tash është qenësore që së bashku të ecim drejt një zgjidhjeje që do ia hapë dyert Kosovës kudo nëpër botë. Përfundimi i dialogut me Serbinë gjithsesi se do t’i hapë rrugë edhe një faze të re të diplomacisë sonë”, ka shkruar Thaçi./Indeksonline/