21:24 / E Enjte, 21 Maj 2020 / indeksADMonline

Thaçi: As nuk e kam ndërtuar e as nuk e kam rrëzuar qeverinë Kurti

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është pyetur nëse ja vënë ‘pyka’ për rrëzimin e qeverisë Kurti.

Thaçi ka thënë se ai as nuk e ka ndëtuar e as nuk e ka rrëzuar qeverinë.

“Unë as nuk e kam ndërtu as nuk e kam rrëzu e kam kryer punën time ligjore. Një kryeministër e ka bligim ta ruaj mazhorancën, prandaj pretendimi për të shigjetuar presidentën është i paqëndrueshëm, dhe nuk ka të bëj fare me realitetin politike”, ka thënë Thaçi në Rubikon- transmeton Indeksonline.

“As nuk ka pasur pyka, as ndonjë humnerë, raportet kanë qenë ato që kanë qenë. Unë i kam kryer puntë e mira e kam dekretuar. Ka qenë çështje e tij si e menaxhon dhe rrethana që punon dhe e gjen edhe vetën dhe realitetin. Obligim imi është të punojë me të gjithë, ndërsa sa i përket punës dhe atmosferës në qeveri duhet ta sqarojë vet t’a elaborojë vet ai dhe jo presidenca ose opozita se çka i ka ndodhë me partner ose me opozitë”, ka shtuar tutje ai.