12:21 / E Diele, 20 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi pinë kafen e së dielës me Edi Ramën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Është Rama ai që ka publikuar një fotografi në Instagramin e tij ku shihen së bashku në një lokal  duke pirë kafe, përderisa nuk dihet qëllimi i këtij takimi.

Nuk dihet nëse janë në Shqipëri apo Kosovë, mirëpo Rama e ka quajtur këtë si foto të ditës.

“Insta! Foto of the day”, ka shkruar Rama./Indeksonline/