75 Mall Live Search
23:06 / E Hënë, 23 Mars 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Policët mos t’i zbatojnë vendimet e qeverisë Kurti sepse bëjnë vepër penale

Presidenti Thaçi në konferencën për media tha se vendimi i qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetuese.

Ai ka thënë se askush s’duhet t’i zbatojë këto masa, sepse bën vepër penale.

“Deri më sot kryeministri dhe Qeveria kanë thënë se gjendaj është nën kontroll, prandaj e kanë kundërshtuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Vendimi i Qeverisë sot është krejtësisht antikushtetues, qyetetarët s’janë të detyruar t’i respektojnë ato dhe askush s’mund t’i dënojë për këtë.

As Policia e Kosovës dhe as organete sigurisë s’duhet ta zbatojnë vendimin antikushtetues sepse bëjnë vepër penale.

Vendimi i qeverisë është pa efekt juridik dhe i pazbatueshëm në tërë territorin”, tha Thaçi./Indeksonline