11:40 / E Enjte, 06 Shtator 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Policia e Kosovës shtylla e parë e shtet ndërtimit

Është shënuar 19 vjetori i themelimit të Policisë së Kosovës përmes një ceremonie zyrtare gjatë ditës së sotme.

Gjatë një fjalimi me rastin e kësaj ceremonie, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Policia e Kosovës që nga ditët e para, e sidomos pas Pavarësisë së Kosovës është bërë shtylla e parë e shtet ndërtimit dhe institucioni më i besueshëm i Kosovës.

“Policia e Kosovës që nga ditët e para e posaçërisht pas Pavarësisë së Kosovës është bërë shtylla e parë e shtet ndërtimit, institucioni më i besueshëm dhe i respektuar në Republikën e Kosovës. Raportet ndërkombëtare e vendosin Policinë e Kosovës lartë nga krahasim me policinë e rajonit. Ju i keni dhënë Kosovës edhe hero, si Enver Zymberaj dhe të tjerë”, ka thënë Thaçi./Indeksonline/