10:27 / E Martë, 21 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Politika paqësore, miqësia me SHBA-në e Perëndimin – vlera të përhershme të trashëgimisë së Rugovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar sot presidentin historik, Ibrahim Rugova.

Thaçi tha se në 14- vjetorin e vdekjes së Rugovës nderohet kontributi i madh i tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit drejt lirisë dhe pavarësisë, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu tha se politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Rugovës.

Postimi i plotë:

Në 14-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova nderojmë kontributin e madh të tij në rrugëtimin e gjatë dhe të mundimshëm të popullit tonë drejt lirisë dhe pavarësisë. Politika paqësore dhe miqësia me SHBA-në e Perëndimin janë vlera të përhershme të trashëgimisë së Presidentit Rugova. HTH