09:27 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes që ta zhdukin vijën e frontit që lëndoi rajonin me shekuj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili këto ditë ka qëndruar në Paris, ishte i pranishëm edhe në Forumin e Paqes.

Me një fjalë rasti, Thaçi ka bërë të ditur se kërkoi që të mbështeten përpjekjet e Kosovës dhe të Evropës për forcimin e paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi ka thënë poashtu se bota demokratike assesi nuk duhet të lejojë që forcat shkatërruese të ngadhënjejnë mbi mendjen dhe kryeqytetet e Ballkanit, transmeton Indeksonline.

Sipas Thaçit populli kosovar dhe ai serb ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin me shekuj.

Postimi i plotë:

Në Forumin e Paqes në Paris kërkova që të mbështeten përpjekjet tona dhe të Evropës për forcimin e paqes përmes dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Qytetarët e Ballkanit e njohin shumë mirë konfliktin e interesave, ndikimeve dhe ideologjive. Por, bota demokratike assesi nuk duhet të lejojë që forcat shkatërruese të ngadhënjejnë mbi mendjet dhe kryeqytetet e Ballkanit, Evropës dhe më gjerë. Kundërshtarët e paqes janë në dijeni se një marr  ëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do ta prekte planin e tyre destruktiv, plan ky që synon të thyejë Evropën, të shemb standardet demokratike, të mashtrojë dhe të përçajë evropianët dhe të imponojë një moral të vjetër, që e kanë vuajtur dhe duruar gjatë gjeneratat e përparme. Por, derisa ata e dinë shumë mirë pse e kundërshtojnë paqen në mes Kosovës e Serbisë, edhe e dimë shumë mirë pse duhet të angazhomi me çdo forcë që ta arrijmë atë. Popujt tanë ia kanë borxh vetvetes dhe gjeneratave të reja që ta zhdukin vijën e frontit që ka lënduar rajonin tonë me shekuj. Ia kemi borxh edhe Evropës, sepse është e vetmja rrugë që mund të garantojë lirinë e qytetarëve tanë, respektin për të drejtat fondamentale të njeriut dhe zhvillimin ekonomik të vendeve tona. HTH