75 Mall Live Search
15:16 / E Martë, 12 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka pranuar sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar.

Presidenti Thaçi i ka uruar mirëseardhje ambasadorit Sakar dhe i ka ofruar mbështetje të plotë në punën e tij për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.

 “Do të vazhdojmë të kultivojmë marrëdhënie strategjike me Turqinë. Ju falënderoj për mbështetjen që i keni dhënë Kosovës në tri dekadat e fundit”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në anën tjetër, ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, e ka falënderuar presidentin Thaçi dhe ka theksuar se Turqia edhe më tutje do të mbështesë Kosovën në të gjitha fushat.

Presidenti Thaçi ka theksuar se Turqia është një aleat i fuqishëm i Kosovës, thuhet në komunikatën për media./Indeksonline/