Thaçi pret në takim përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ka pritur në takim përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell.
Takimi i dyshes po zhvillohet në kabinetin e Presidencës, ndërsa pritet që pas pak Borelli dhe Thaçi të deklarohen para mediave, raporton Indeksonline.

Përfaqësuesi i BE-së pritet që të diskutojë me Thaçin për dialogun Kosovë-Serbi si edhe normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë – Beograd.
Nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borell pritet të takojë edhe përfaqësuesit partiakë kosovarë, më pas të vizitojë termocentralin “Kosova B” si dhe ta vizitojë Prizrenin./Indeksonline/


