08:36 / E Hënë, 03 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi promovon bukuritë natyrore të Kosovës, publikon një video nga Bjeshkët e Rugovës

Kosova ka mjaftë vende të bukura, të cilat ia vlen të vizitohen.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka zgjedhur që të promovojë bukuritë e Kosovës përmes një video të publikuara në profilin e tij në Facebook.

Thaçi shfaqi pjesë të bukura të Kosovës, saktësisht Bjeshkët e Rugovës, transmeton Indeskonline.

Padyshim se kjo pjesë mbetet shumë e veçantë për të gjithë, por është edhe një nga pikat kyçe të turizmit në Kosovë, bjeshkë që ia vlen të vizitohen gjithmonë./Indeksonline/