Thaçi publikon një video në Instagram: Shihemi në Paris!
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në llogarinë e tij në Instagram ka publikuar një video disa sekondëshe, derisa përshëndetet me kancelaren Angela Merkel dhe presidentin e Francës Emmanuel Macron, nikoqirët e takimit në Berlin.
“Shihemi në Paris!”, ka shkruar shkurt ai krahas videos, transmeton Indeksonline.
“Nuk mund të themi që ky takim ka pasur ndonjë rezultat konkret. Dhe sonte kishte një paqartësi sa i përket këtij procesi që është një padrejtësi dhe ndëshkim për Kosovës ne konfirmuan zotimin tonë për fqinjësi të mirë, për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ky konflikt i ngrirë duhet të tejkalohet dhe se mundësia e vetme është që të ndodh dialogu. Qëndrimi i Kosovës është i qartë, nuk do të ketë dialog të kushtëzuar, dialogu duhet të ndodh në një proces normal”, ka thënë Thaçi mbrëmë pas përfundimit të Samitit.
Thaçi ka bërë të ditur se me ftesë të Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, takimi i radhës do të mbahet në Paris, më 1 korrik. /Indeksonline/