14:27 / E Diele, 23 Qershor 2019 / indeksADMonline

Thaçi qëndron në vendin që nuk e njeh Kosovën, jo për politikë por për sport

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi mori pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Evropiane Minsk 2019, të cilat po mbahen në kryeqytetin e Bjellorusisë.

Presidenti Thaçi shkoi në përkrahje të sportistëve tanë, të cilët po e përfaqësojnë denjësisht vendin në Lojërat Evropiane.

Me këtë rast, mirëseardhje i uruan drejtuesit e KOK-ut, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, me të cilët pati një takim miqësor.

KOK-u falënderoi presidentin Thaçi për gatishmërinë dhe përkrahjen e vazhdueshme që po i jep ekipit Olimpik të Kosovës.