19:26 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Qytetari është që dashurinë ta shprehim nga largësia, sa më të kujdesshëm, më shpejtë i kthehemi normalitetit

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi  tha se ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nuk ka qenë i lehtë për asnjërin prej nesh.

Sipas tij, kjo kohë është e rëndë për të gjithë.

Thaçi tha se sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet tjera përgjegjëse, transmeton Indeksonline.

Presidenti deklaroi se sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.

Ai theksoi se patriotizëm është t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin shëndetësore që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.

Postimi i plotë:

Ndryshimi i mënyrës së jetesës dhe mbajtja e distancës fizike nga njerëzit e dashur, nga familja dhe shoqëria, nga vendet e punës, me masat e ndërmarra parandaluese, nuk ka qenë i lehtë për asnjë prej nesh. Kjo është kohë e rëndë për të gjithë!

Por, sot është tejet e rëndësishme që të tregohemi të durueshëm dhe të përgjegjshëm, duke i respektuar të gjitha masat dhe rekomandimet që vijnë nga IKSHPK, OBSH dhe institucionet përgjegjëse.

Sot, qytetari e përgjegjshme është ajo që njëri-tjetrit t’ia shprehim edhe dashurinë e respektin nga largësia.

Sot, patriotizëm është që t’i ruajmë heronjtë tanë, gjithë personelin mjekësor që është në vijën e parë të frontit, duke e luftuar këtë pandemi.

Sa më të kujdesshëm që tregohemi tani, aq më shpejtë do të mund t’i rikthehemi normalitetit.

Kujdesuni për veten dhe të tjerët! HTH ??