75 Mall Live Search
13:14 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Thaçi, Rama, Pacolli e Cakaj drekojnë bashkë në Berlin, dakordohen para fillimit të Samitit

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e Samitit të Berlinit. Por liderët shqiptarë tashmë janë bërë bashkë.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Ministri i Jashtëm i Kosovës Behgjet Pacolli si dhe Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj janë duke drekuar bashkë në Berlin.

Të njëjtit janë duke u dakorduar për qëndrimet e tyre për këtë takim.

Indeksonline ka siguruar një fotografi nga ky bashkëbisedim i tyre, përderisa duhet përkujtuar që pak më parë Thaçi ka takuar edhe bashkatdhetarët të cilët jetojnë në Berlin./Indeksonline/