75 Mall Live Search
20:50 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas, një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar lidhur me rastin e shfrytëzimit seksual të vajzës së mitur nga Drenasi.

Thaçi ka deklaruar se rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është një prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës, transmeton Indeksonline.

Tutje presidenti Thaçi ka thënë se në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve, duke kërkuar kështu nga organet përgjegjëse që të hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë.

Postimi i plotë:

Rasti i abuzimit me nxënësen e mitur në Drenas është prej ndodhive më tronditëse në Kosovën e pasluftës. Në institucionet tona nuk duhet të ketë vend për abuzues të fëmijëve tanë. Kërkoj nga organet përgjegjëse që ta hetojnë me profesionalizëm rastin dhe të gjithë abuzuesit t’i sjellin para drejtësisë. Shoqëria jonë duhet ta ngreh zërin kundër çdo abuzimi dhe institucionet duhet me vendosmëri të punojnë për çrrënjosjen e këtyre dukurive në vendin tonë. HTH