Thaçi reagon ndaj vrasjes së gruas në Prizren, bën thirrje të ndalet dhuna
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një shkrimi të postuar në faqen e tij zyrtare Facebook ka dënuar vrasjen e një gruaje sot nga bashkëshorti i saj në Prizren.
Thaçi ka thënë se dhuna familje është e papranueshme, derisa i ka shprehur ngushëllime familjarëve të së ndjerës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Dhuna në familje është e papranueshme dhe duhet ndalur menjëherë. Shpreh keqardhje të thellë për rastin e fundit në Prizren, derisa familjes i shpreh ngushëllimet në këto momente shumë të vështira. Nuk mund të ketë asnjë arsye për të ushtruar dhunë në familje e aq më pak për të marrë një jetë njeriu. Le të jetë kjo thirrje jo vetëm për organet e drejtësisë, por për tërë shoqërinë që të ndalet dhuna.