75 Mall Live Search
13:58 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Thaçi reagon për sulmin në Las Vegas

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar ndaj sulmit në Las Vegas, ku si pasojë e të shtënave me automatik mbetën të vdekur më shumë se 50 persona e qindra të tjerë të plagosur

Në një reagim në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi shkruan se Kosova i qëndron afër SHBA-ve në këto raste të rënda:

”Lajme tronditëse nga #LasVegas me humbje të jashtëzakonshme të jetëve. #Kosova vajton për viktimat dhe lutet për familjet e atyre që janë goditur nga sulmi’ , përfundon Thaçi.