75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 26 Korrik 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Rënia e Enver Zymerit i rrënoi ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veri

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar heroin e Kosovës, Enver Zymerin, në 8 vjetorin e rënies së tij.

Thaçi ka thënë se rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë.

“U bënë 8 vjet nga rënia heroike në krye të detyrës e heroit Enver Zymeri. Rënia e tij në mbrojtje të sovranitetit të Republikës së Kosovës i rrënoi njëherë e përgjithmonë ambiciet e Serbisë për krijimin e një Republike Serbe në veriun e vendit tonë. Përkulemi para veprës heroike të Enver Zymerit – heroit të Kosovës së lirë!”, ka shkruar presidenti Thaçi.