Thaçi: Qytetarët sot mburren me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka uruar të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ditën e Forcës, pa dallim përkatësie.
Me këtë rast Thaçi ka thënë se FSK është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen, trajtohen dhe korrik suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend, transmeton Indeksonline.
Presidenti Thaçi ka theksuar gjithashtu se secili qytetar i Kosovës sot mburret me të arriturat e FSK-së.
Ky është postimi i plotë:
Në Ditën e Forcës, 27 Nëntor, i urojmë të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, për profesionalizmin dhe përkushtimin e dëshmuar për të dhënë më të mirën, duke u shërbyer qytetarëve të Kosovës, pa dallim përkatësie apo rajoni.
Forca e Sigurisë së Kosovës është kthyer në një forcë të standardeve të NATO-s, me pjesëtarë që shkollohen e trajnohen dhe korrin suksese në akademitë më të mira ushtarake të botës dhe që i shërbejnë Kosovës në çdo kohë e çdo vend.
Forca e Sigurisë së Kosovës është shëmbëlltyrë e shtetit tonë, duke qenë e hapur për të gjitha komunitetet dhe duke punuar për përfaqësim sa më të mirë gjinor.
Secili qytetar i Kosovës sot mburret me të arriturat e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Jemi krenarë me ju! HTH