75 Mall Live Search
12:35 / E Diele, 16 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Thaçi: Serbia e zemëruar për Ushtrinë, por nuk kthehemi prapa pavarësisht diskutimeve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçika mbajtur një konferencë për media pak para nisjes për në Nju Jork, ku do ku do  të përfaqësojë Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku pritet të diskutohet për formimin e Ushtrisë.

Thaçi ka thënë se pavarësisht diskutimit qe do të ndodh, pavarëissht shqetësimeve tjera që janë shfaqur, Ushtria e Kosovës është një proces i pakthyeshëm, do të shënojë progres, do të fuqizohet dhe do të finalizohet.

Nga ana e tij, Thaçi ka thënë se transformimi nga FSK na Forca të Armatosura të Kosovës është një një vendim historik i drejtë, në përputhshmërime vullnetin e qytetarëve të Kosovës të të gjitha etnive.

“Vendmi i Kuvendit të Kosovës për themelimine Ushtrisë ka bashkuar gjithë spektrin politik, ndjehem shumë mirë që Ushtria eKosovës është themeluar pas angazhimeve të mëdha që kemi bërë së bashku mepartnerët ndërkombëtar.”, ka theksuar Thaçi, transmeton Indeksonline.

Presidenti Thaçi ka folur edhe për pjesëmarrjen e komuniteteve në Ushtrinë e Kosovës.

“E theksojë se edhe pjesëmarrja e komunitetevenë Ushtrinë e Kosovës është shumë e çmueshme për Kosovën, është një ushtri multietnike dhe 5% të komunitetit serb. Edhe në inspektimin që e kam bërë në kazemrën e Ushtrisë së Kosovës, kam takuar pjesëtarë të komuniteteve të tjera,të cilët ndihen mirë duke i shërbyer Kosovës”, ka theksuar ai.

Ai ka bërë me dije se Ushtria e Kosovës do t’i kryejë obligimet e veta.