75 Mall Live Search
18:13 / E Hënë, 06 Janar 2020 / indeksADMonline

Thaçi: Shpresoj që Kurti ta propozojë kandidatin për kryeministër, të gjithë po e presin këtë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në “Twitter”, ka thënë se ai shpreson që brenda afatit 48-orësh, të cilin sot i’a dha Kurtit, ky i fundit, do ta propozojë një kandidat për kryeministër.

Tutje Thaçi u shpreh se populli, parlamenti dhe të gjithë po e presin këtë nga Kurti.

“Shpresoj që zoti Kurti të jetë në gjendje të propozojë një kandidat për kryeministër brenda 48 orësh, pasi njerëzit, parlamenti, të gjithë presin që ai ta bëjë këtë. Ai mund të kërkojë vonesë të mëtejshme, por për zhgënjimin e madh të popullit të Kosovës dhe rrezikun e një krize kushtetuese plotësisht të panevojshme”, ka shkruar Thaçi.

Tutje kujtojmë, se takimi mes Thaçi e Kurtit, u zhvillua sot në orën 15:00, i cili zgjati 5 minuta.

Pas këtij takimi, presidenti Thaçi, i dha afat 48-orësh Kurtit për ta propozuar emrin për kandidat për postin e të parit të Qeverisë. /IndeksOnline/