75 Mall Live Search
10:37 / E Enjte, 09 Maj 2019 / indeksADMonline

Thaçi shtrëngon duart me Vuçiqin, injoron Dodikun

Në Samitin e Brdo-Brijunit në Tiranë po marrin pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë samit po merr pjesë edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Pak para nisjes së takimit, Thaçi gjatë përshëndetjeve me liderët, ia ka dhënë dorën homologut të tij serb, Aleksandër Vuçiq, mirëpo jo edhe Dodikut.

Siç shihet në këtë video, Thaçi shtrëngon duart me Vuçiqin, ndërsa nuk përshëndet anëtarin e Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Milorad Dodik./Indeksonline/