Jusuf Thaçi: S’ka fletëvotime në Prishtinë, mbi 200 persona po presim qe 2 orë

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi ka njoftuar se në Qendrën e Votimit në FIEK në Prishtinë janë mbi 200 veta duke pritur rreth 2 orë për të votuar, shkruan Indeksonline.
Ai tregon qe më shumë se gjysmë ore janë harxhuar fletë-votimet dhe ende nuk janë sjellur në qendër të votimit.
“Radha dhe koha e pritjes po zgjatet edhe më shumë. Fatkeqësisht, shumë njerëz edhe po kthehen pa votuar për shkak të kësaj.
Në rastin më të mirë kjo është papërgjegjësi e jashtëzakonshme e KQZ-së, në rastin më të keq kjo është sabotim i zgjedhjeve nga KQZ dhe mohim i të drejtës së qytetarëve për të votuar, duke ua vështirësuar apo pamundësuar votimin”.
