75 Mall Live Search
16:06 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Thaçi: S’ka kush që e ndal bashkimin e Mitrovicës, tani radha jonë të veprojmë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, 6 ditë më parë kishte dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës peticionin me 16.594 nënshkrime për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Nisma e Bahtirit duket që ka edhe miratimin e presidentit Thaçi, i cili ka theksuar se bashkimi i Mitrovicës “është proces i pandalshëm”.

Thaçi ka mbajtur një takim me kryetarin e Mitrovicës, dhe ka theksuar se tani është radha e Qeverisë, Kuvendit dhe Presidencës që të veprojnë.

Ky është statusi i plotë i presidentit: “Bashkimi i qytetit të Mitrovicës është proces i pandalshëm. Në takim me kryetarin Bahtiri konstatuam se qytetarët e Mitrovicës e kanë thënë fjalën e tyre. Tani e kanë radhën të veprojnë institucionet: Qeveria, Kuvendi dhe Presidenca. HTH” /IndeksOnline/