Thaçi takohet edhe me Pompeon, rikonfirmohet mbështetja e Amerikës për dialogun
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në vazhdën e takimeve të tij gjatë qëndrimit në SHBA, ka zhvilluar një bisedë edhe me sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Thaçi ka thënë se me të ka biseduar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

‘’Si gjithmonë, kënaqësi e veçantë të bisedoj me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo. Edhe sot, në Lutjet e Mëngjesit, biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor. U rikonfirmua edhe një herë përkrahja e plotë e SHBA-së për dialogun dhe për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe finale të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. HTH’’.
