Thaçi takohet me Avokatin e ri të Popullit, i uron punë të mbarë!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot, Avokatin e zgjedhur të Popullit, Naim Qelajn, shkruan IndeksOnline.
Thaçi i uroj punë të mbarë me ç’rast Qelaj u zotua se do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi.
Postimi:
Në pritjen që i bëra Avokatit të Popullit, të sapo zgjedhur, Naim Qelaj, diskutuam për punën dhe përgjegjësinë e institucionit që ai do ta përfaqësojë dhe drejtojë brenda mandatit kushtetues. Tashmë institucioni i Avokatit të Popullit ka bërë traditë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve tanë pa dallim politik, etnik apo religjioz.
Z. Naim Qelaj, të cilit i urova punë të mbarë, u zotua që do të angazhohet me profesionalizëm, guxim dhe përgjegjësi që përmes besimit të dhënë ta forcojë institucionin e Avokatit të Popullit në shërbim të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve. HTH