75 Mall Live Search
16:59 / E Martë, 06 Tetor 2020 / indeksADMonline

Thaçi takohet me biznesmenët kosovarë në Gjermani: Krenar me arritjet e tyre, të cilat janë arritje edhe të Kosovës!

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në FB, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim me Klubin e Bizneseve në Dusseldorf.

Ai thotë se është krenar me punën dhe sukseset e ndërmarrësve tanë nëpër botë, derisa shton se bashkë me diasporën, mund t’i jetësojmë idealet e përbashkëta për forcimin e shtetit të Kosovës, ekonomisë, bujqësisë dhe kulturës sonë, duke e transformuar dhe modernizuar shoqërinë tonë.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Në Klubin e Bizneseve në Düsseldorf takova shumë bashkëkombës tanë, përfaqësues të bizneseve në Gjermani. Jam jashtëzakonisht krenar me punën dhe sukseset e ndërmarrësve tanë gjithandej nëpër botë.

Tash e disa dekada ata kanë dhënë gjithçka për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin në Kosovë. Ne, bashkë me diasporën, mund t’i jetësojmë idealet e përbashkëta për forcimin e shtetit të Kosovës, ekonomisë, bujqësisë dhe kulturës sonë, duke e transformuar dhe modernizuar shoqërinë tonë. Diaspora këtu janë imazhi i gjallë i Kosovës në Gjermani. Krenar me arritjet e tyre, të cilat janë arritje edhe të Kosovës.