Thaçi takon Engel, i premton se Kosova do ta ruaj miqësinë me SHBA-të
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi me zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, po qëndrojnë në SHBA, ku janë takuar me personalitete të ndryshme. Ata sot kanë takuar Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel.
Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, Thaçi duke publikuar fotografi nga takimi i treshes, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Thaçit:
Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, Kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së.
Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi. /Indeksonline/

