Thaçi takon përsëri kryeministrin shqiptar: Si gjithmonë kënaqësi takimi me Ramën
Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim të paparalajmëruar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
Këtë gjë Thaçi e bëri të ditur sot përmes një statusi në Facebook, ku tha se si gjithmonë kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama.
“Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon”, tha ndër të tjerash Thaçi, transmeton Indeksonline.
Ai gjithashtu theksoi se bashkë me Ramën diskutuan për përgatitjet e Kosovës për samitin e Parisit./Indeksonline/