09:03 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Thaçi takon Walkerin: Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është takuar me ish- ambasadorin e OSBE-së, William Walker.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se bisedimet në takimet  me Walkerin i bëjnë zakonisht për bashkëpunim të mëtejshëm, njofton arbresh.info

Takimet me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, ambasadorin Walker, sa janë takime pune, aq janë edhe takime miqsh, ku bisedojmë për arritjet e Kosovës që nga përfundimi i luftës dhe për mënyrat sesi të bashkëpunojmë sa më mirë më tej. Miqtë e Kosovës na kanë ndihmuar gjithmonë për të avancuar çështjen e Kosovës dhe për të përmirësuar jetesën e qytetarëve tanë. HTH

Image may contain: 2 people, suit