75 Mall Live Search
12:54 / E Martë, 31 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Të bashkuar do të jemi me të fort edhe më të suksesshëm

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke mbajtur një konferencë për media.

Thaçi gjatë konferencës ka folur për vitin që lamë pas, të cilin e ka vlerësuar si mjafte të suksesshëm

Thaçi ka vlerësuar gjithashtu edhe punën e gazetarëve ku ka thënë sidomos në këtë vit ne gjitha ato sfida që kemi pasur.

“Për përcjellën që keni bërë institucioneve gjithashtu edhe kritikave për punën e mos punën, çdo kritikë e juaja shkon në të mirën e institucioneve dhe forcimin e tyre të një shteti normal e demokratik. Në veçanti procesin elektorat që e ka kaluar Kosova, mediat kanë tregu një dëshmi të jashtëzakonshme”, tha ai.

“Viti 2019 ka qenë një vit i një progresit të mirë mund të them ne të gjitha rrafshet qofte ne demokraci, në zhvillim ekonomik, renit dhe ligjit, afrimit te gjithave komunitete edhe gjithashtu të orientimit euroatlantik të vendit, formimit të ushtrisë të Kosovës”

“Ne mbetem te shihet ne javët e ardhshme nga partitë politike në proceset ardhshme që do të vijnë, është një meritë që duhet vlerësohet nga të gjithë që të lëvizin për të shpreh vullnetin e tyre “

Vitin 2019 nuk ka qenë edhe krejt i lehtë kemi pasur ballafaqime dhe sfida jo të lheta, ato dobsi, ato sfida do të tejkalohen edhe në të ardhëm jemi shtet i ri po e dëshmojmë aftësitë edhe dëshmitë, te bashkuar do të jemi me të fort edhe më të suksesshëm”, tha Thaçi./Indeksonline/