Thaçi: Jemi të gatshëm për dialogun me Serbinë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot mbajti një konferencë shtypi, ku bëri të ditur se janë të gatshëm për dialogun me Serbinë.
Thaçi tha se gara për udhëheqjen e dialogut nuk duhet të bëhet ndëmjet veti.
“Gjithmonë të bashkuar kemi qenë, ne jemi në garë përballë Serbisë, jo ndërmjet veti”.
Ai tregon se marrëveshja midis dy shteteve mund të arrihet brenda këtij viti.
“Se çka do të bëjë Serbia nuk mund të flasë ka obligime nuk do të lejojmë që t’i cenohet sovraniteti Kosovës. Se a do të mund të arrihet marrëveshja brenda këtij viti jam optimist se gjërat do të lëvizin në kahun e duhur. Destinacioni ynë është i qartë që të jemi pjesë e familjes evropiane”, ka thënë Thaçi.
Ai ka theksuar se duhet të lëvizim sa më shpejt që të jemi pjesë e BE-së, NATO-s dhe organizatave të tjera.
Ndërkaq, Thaçi vazhdon se vendimet tashmë të Qeverisë së Hotit janë pritur mirë nga Amerika, me ç’rast edhe u zhbllokuan fondet e MCC-së.
Presidenti shton se nuk duhet të marrim vendime populiste, që janë të dëmshme për Kosovën.
“Deri tashti i kemi bërë dëm vendit, e institucioneve të tij”, u shpreh ai.
Thaçi tha se të gjitha arritjet i kemi bërë krahas ndihmës së SHBA-së dhe se ruajtja e partneritetit me të, e bën Kosovën më të sigurt.
Thaçi shtoi se kohët e fundit është në shtim numri i të infektuarve, e nëse vazhdon kështu, atëherë do të kthehen masat kufizuese.
“Prandaj, duke falënderuar IKSHPK-në, ta ruajme distancën, t’i mbajme masat mbrojtëse. Ne ruajmë jetën tonë, jetën e më të dashurve, por edhe ekonominë e vendit”, shtoi presidenti./Indeksonline/