21:05 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Thaçi: Të gjithë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë thirrje të përkrahen djemtë e Kosovës në përballje e sotme me Malin e Zi.

“Të gjithë në përkrahje të Kombëtares së Kosovës. Të gjithë në përkrahje të djemve tanë, që me shpirt luftarak luajnë, shënojnë dhe fitojnë për Kosovën. Jemi gjithmonë me ju. FORCA, KOSOVË! HTH ?? ??”, ka shkruar Thaçi në Facebook.