Thaçi: Te ndërtojmë një vend te shpresës dhe jo të dilemave dhe mosbesimit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë sonte në inaugurimin e ndërtesës së re të ambasadës së SHBA-së në Kosovë. Ai ka thënë se shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë me shtëpinë e re, me ndërtesën e re të ambasadës në Kosovë. Por, shtëpia e vërtetë e çdo amerikani është në zemrat tona, në zemrën e çdo kosovari”, tha ai.

“Nga rrënojat e luftës kemi ndërtuar një shoqëri te ri dhe shtet te ri Kosovën qe është shtëpi dhe atdhe e qytetareve pa dallim anterisë etnike”, tha ai.
Presidenti tha se janë të përkushtuar të punojnë për ta luftuar krimin e organizuar si dhe terrorizmin.
“Jemi te përkushtuar që te punojmë me nje qeverisje ma efektive kundër krimit te organizuar dhe terrorizmit, mundësimit te vendeve te reja te punës, mos largimin e te rinjve nga vendi jone, si dhe tejkalimin e izolimit te Kosovës”, tha Thaci.
Presidenti tha se duhet te ndërtojmë një vend te shpresës dhe jo të dilemave dhe mosbesimit./Indeksonline/